Trajkoviq: Thaçi këndoi serbisht dhe nuk ishte i dehur

Lajme

Trajkoviq: Thaçi këndoi serbisht dhe nuk ishte i dehur

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:17

Politikanja serbe Rada Trajkoviq në një intervistë për të përditshmen “Blic” ka ripërsëritur se ish-komandanti i UÇK-së dhe aktualisht ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, bashkë me atë në Departamentin e Shtetit Amerikan kanë kënduar këngën serbe “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala.”

“Ishte viti 2000, kur një delegacion i serbëve dhe shqiptarëve u takuan në SHBA. Më pastaj, për herë të parë dhe të fundit e dëgjova Thaçin të flasë serbisht, dhe unë nisa të këndoj”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo po ashtu ka spjeguar se Thaçi nuk ishte i dehur, pasi disa po mundohen ta mbrojnë atë.

“Të tjerët qeshnin, madje edhe delegacioni ynë. Për mua nuk ishte aq qesharake, pasi sapo ishte tërhequr ushtria serbe nga Kosova”, ka thënë Trajkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat