Britanezët kërkojnë më shumë refugjatë

Lajme

Britanezët kërkojnë më shumë refugjatë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:04

Më shumë se 333.000 persona britanikë kanë nënshkruar një peticion online, ku kërkojnë nga qeveria e tyre që të parcitipojë në shpërndarjen e refugjatëve duke marrë më tepër. Në anën tjetër një peticion tjetër online kundër azilit është nënshkruar nga 100.000 persona që është dukshëm më i vogël. Kjo ka shtyrë deputetët britanezë që ta diskutojnë në parlament javës e ardhshme peticionet.
Për shkak edhe të numrit të madh të nënshkruesve online, qeveria britaneze, më kërkesë edhe të opozitës së saj, ka ndryshuar politikën e vështirë të azilit duke u detyruar që të marrë mijëra refugjatë sirianë nga kufiri turko-sirian./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat