Arrestohen katër aktivistë të VV-së, shkruanin kundër ‘Zajednicës’

Lajme

Arrestohen katër aktivistë të VV-së, shkruanin kundër ‘Zajednicës’

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:13

Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës arrestoi në Vushtrri katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, tek po shkruanin parulla kundër "Zajednicës".
Aktivistët e arrestuar janë: Arsim Maqastena, Artan Krasniqi, Faton Shabani dhe Naim Bunjaku.

Sipas Vetëvendosjes, pamundësinë e argumentimit në favor të "Zajednicës", Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.

Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka.

“Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve. Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat