Universiteti i Gjilanit ka shpallur konkursin edhe për 657 studentë

Lajme

Universiteti i Gjilanit ka shpallur konkursin edhe për 657 studentë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 07:22

Universitetit i Gjilanit“Kadri Zeka “ pas propozimit të numrit të studentëve sipas njësive akademike dhe pas miratimit nga MASHT-I, shpalli konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor në afatin e shtatorit.

Universiteti i Gjilanit“Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 657 studentë, prej të cilëve 488 studentë të rregullt dhe 169 studentë me korrespondencë. Nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë 226 studentë të rregullt dhe 35 studentë me korrespondencë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 24 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit, Vaxhid Sadriu, tha se janë bërë planifikimet me të gjitha njësitë akademike, ku regjistrimi i studentëve do të bëhet nga 28 shtator deri më 03 tetor 2015, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë mbarë.

Sipas një njoftimi, paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 03.09.2015 deri më 17.09.2015. (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave). Provimi pranues do të mbahet më 19 .09.2015. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 21.09.2015. Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 22.09. 2015. Ankesat do të shqyrtohen me datë 23 shtator 2015. Publikimi final i rezultateve pas ankesave bëhet më datë 25 shtator 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat