Arrihet marrëveshje për 160 mijë refugjatë - prinë Gjermania, zhgënjen Britania

Lajme

Arrihet marrëveshje për 160 mijë refugjatë - prinë Gjermania, zhgënjen Britania

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:45

Liderët e Bashkimit Evropian janë marrë vesh për një plan urgjent për akomodimin e më shumë se 160 mijë refugjatëve që momentalisht ndodhet në tërë hapësirën e BE-së, shkruan “DailyMail”.

Sipas idesë së re dhe planit të cilin e ka parë kjo e përditshme britanike, migrantët që ndodhën në Itali, Greqi dhe Hungari do të zhvendosen në shtete tjera të BE-së, sipas kritereve të popullsisë së përgjithshme dhe prosperitetit ekonomik.

Sipas këtij plani, më së shumti refugjatë – 35 mijë prej tyre, do të dërgohen në Gjermani, 26 mijë në Francë, 16 mijë në Spanjë, kurse 3200 në Kroaci.

Edhe pse sipas kritereve të njëjta në Britani të Madhe do të duhet të shkonin 17 mijë refugjatë, britanikët deri me tash kanë vendosur që mos të marrin pjesë në planin e përbashkët për marrjen e migrantëve.

Sipas “DailyMail”, sipas dokumenteve që kanë rrjedhur nga BE-ja, në Hungari ndodhen gjithsej 54 mijë refugjatë, 39.600 në Itali dhe 66.400 në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat