Ja pse shtetet myslimane nuk po pranojnë refugjatë (Video)

Lajme

Ja pse shtetet myslimane nuk po pranojnë refugjatë (Video)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 22:18

As vështirësitë që sjell lundrimi, e telashet e udhëtimit në këmbë, nuk i ndalin mijëra refugjatë sirianë në rrugën e tyre drejt Evropës.

Shqiptarët e Kosovës që e njohin kulturën arabe, thonë se janë disa arsye që refugjatët nga Siria e Iraku, e mësyjnë Bashkimin Evropian, e jo shtete tjera.

Fitim Flugaj, njohës i rrethanave arabe thotë se shtetet evropiane i trajtojnë të barabartë, iu ofrohet më shumë siguri , shëndetësi, shkollim, ndërsa në shtetet arabe kjo mundësohet vetëm për arabët vendës.

Përveç kësaj, profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, thotë se shtete arabe të cilat kanë mundësi për strehimin e refugjatëve, nuk janë demokratike, prandaj edhe nuk i pranojnë si të barabartë me shtetasit e vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat