Hoffman: Edhe shqiptarët e Greqisë nisen drejt Gjermanisë

Lajme

Hoffman: Edhe shqiptarët e Greqisë nisen drejt Gjermanisë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 22:14

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, në një intervistë për portalin online Javanews, e cilësoi çështjen e azilkërkuesve një situatë dramatike dhe të paprecedentë, me mbërritjen e rreth 800 mijë emigrantëve, prej të cilëve 40 përqind janë nga Ballkani. ai theksoi rëndësinë e diskutimit të saj në publik.

“Është mjaft e rëndësishme që të trajtohet në opinionin publik shqiptar, pse largohen shqiptarët? Cilat janë arsyet që i shtyjnë ata të marrin këtë vendim? Kjo është diçka që po ndodh pak në politikën shqiptare, po ndodh pak në shoqërinë shqiptare. Unë mendoj se nëse të gjitha forcat politike do të përqendronin energjinë e tyre në ndërtimin e vendit dhe nëse do përqendroheshin në ndërtimin e shtetit ligjor, do të isha mjaft optimist që Shqipëria do të kishte një perspektivë mjaft të mirë".

Në lidhje me deklarimin e kryeministrit Rama se janë shqiptarë nga Greqia që shkojnë në Gjermani, ambasadori iu përgjigj:

"Përshtypja e kryeministrit Rama është e drejtë në një farë mase. Ka shqiptarë që jetojnë për një farë kohe të gjatë në Greqi dhe për arsye ekonomike kanë vendosur të marrin rrugën e emigrimit drejt Gjermanisë. Por ka dhe shumë shqiptarë që largohen nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë", u shpreh ambasadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat