Kryetari i Zubin Potokut Vuloviq ankohet se është maltretuar nga polici i Kosovës

Lajme

Kryetari i Zubin Potokut Vuloviq ankohet se është maltretuar nga polici i Kosovës

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 20:22

Kryetari i komunës së Zubin Potokut Stevan Vuloviq ka deklaruar se një pjesëtar i policisë së Kosovës e ka maltretuar sot pasdite në vendkalimin kufitar Jarinjë, duke kërkuar nga vozitësi i tij që ta heqë etiketën me flamurin serb në të cilën ka qenë edhe stema e komunës.

Vuloviq në deklaratë për agjencinë beogradase Tanjug ka thënë se polici ka kërkuar nga vozitësi i tij që nga këndi i dritares së parme të veturës zyrtare të hiqet stema komunale me flamurin serb.

Pas kontrollit të dokumenteve, ka thënë Vuloviqi, polici ka kërkuar që të shkyçen nga komunikacioni dhe të heqin shenjat.

Pas një ndalimi, ai ka vendosur që t’u lejojë të vazhdojnë udhëtimin, ka thënë Vuloviqi.

Flamurin dhe stemën nuk i hoqëm, bëhet fjalë për provokim klasik dhe kërkojmë nga policia që të nisë hetim të brendshëm lidhur me këtë rast dhe policin, nëse ka tejkaluar kompetencat, ta dënojë”, ka thënë Vuloviqi.

Ai ka vlerësuar se disa përfaqësues të institucioneve kosovare edhe në këtë mënyrë dëshirojnë të rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat