Abazi: Kuçi është përgjegjës për Marrëveshjet e Brukselit

Lajme

Abazi: Kuçi është përgjegjës për Marrëveshjet e Brukselit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:43

Haki Abazi, drejtor projektesh për Ballkanin Perëndimor në “Rockefeller Brothers Fund”, tha se Hajredin Kuçi është njeriu përgjegjës për marrëveshjet e fundit të artiura në Bruksel, që kanë çuar në pakënaqësi qytatare – e shprehur në disa raste edhe përmes kërcënimeve.

“Mua më vjen keq që pjesa e LDK-së del me kaq ngulm që mbron diçka që ka qenë e përgatitur nga pjesa e mëhershme e bisedimeve”.

“Zoti Kuçi është njeriu më përgjegjës për marrëveshjet e fundit të arritura – qoftë për asociacionin, apo për tjerat”.

“LDK-ja si pa kokë po del përpara. Në perëndim për shkuljen e 10 drunjëve shkohet në referendum, ndërsa këtu nuk po mund të bëjmë as debat të hapur, e konsekuencat e një debati të mbyllur shkakton paknaqësi qytetare që kanalizohet me veprime të ndryshme”, transmeton Klan Kosova.

“Kjo nuk e arsyeton kërcënimin asnjë kërcënim , po kërcënime ka që cilësohen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat