Në territorin e Asociacionit të Komunave Serbe do të përdoret kodi postarë i Serbisë?!

Lajme

Në territorin e Asociacionit të Komunave Serbe do të përdoret kodi postarë i Serbisë?!

Nga: R. Emini Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:50

Pas marrëveshjeve të fundit të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e ku veç tjerash përfshiheshin edhe marrëveshjet për energjetikën dhe telekomunikacionin, pritet të finalizohet së shpejti, marrëveshja për shërbimet postare. Draft-marrëveshja që posedon “Bota sot”, parasheh që në territorin e Asociacionit të Komunave Serbe, të përdoren si opsione kodet postare siç i parasheh Posta e Kosovës, por gjithashtu edhe ajo e Serbisë. Në aspektin praktik, kjo do të thotë që një qytetar mund të dërgojë dërgesa përmes transportit postar duke shënuar edhe emrin e Kosovës, por edhe të Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat