“Tomorrow is always too late
We should never sit around and wait
Tomorrow is always too late
Get out there and do something today”.
Politika “më mirë vonë se kurrë”, është me rrezik të madh për arritjen e efektit pozitiv përfundimtar të saj, posaçërisht kur pala kundërshtare realizon qëllimin e vet, sikurse që ndodhi me palën serbe, e cila në dialogun serbo-shqiptar, bërë në Bruksel, më 25 shkurt 2015, ia arriti që në dobi të autonomisë politike të minoritetit serb, të lidhë Marrëveshjen me palën negociuese të Kosovës për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
Ndihmë dhe fond urgjent për Luginën e Preshevës
Reagimi imediat kundër këtij gabimi politik fatal, erdhi nga shqiptarët e Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjës: “-Edhe ne duam autonomi sikurse serbët në Kosovë”.
Këtë kërkesë të shqiptarëve të PBM-së, në mënyrë eksplicite dhe decidive e shpreh edhe kjo komunikatë reaguese e Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, ku ndër të tjera, thuhet: “Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën e thellë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkatësisht në realizimin e drejtave individuale dhe kolektive… Lugina e Preshevës duhet të ketë formën e organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, kulturës, planifikimit lokal, planifikimit hapësinor, ambientit ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit dhe shërbimet sociale...”
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)