Speca turshi me veturë zyrtare! (Foto)

Lajme

Speca turshi me veturë zyrtare! (Foto)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:46

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk është diçka re në Kosovë.

Kemi parë me dhjetëra herë se si me këto vetura, punëtorët e institucioneve të Kosovës, shkojnë në vikende jashtë vendit, si në Shqipëri e Maqedoni, i marrin te shtëpitë e tyre, e edhe për krushqi në dasma.

Së fundi ne disa fotografi, ku një veturë zyrtare shfrytëzohet për transportim të perimeve, në këtë rast speca, që me gjasë janë blerë për turshi.

Fotografia është bërë diku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat