Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar me zemërim pas vdekjes së një trevjeçari sirian në detin Mesdhe.
3-vjeçari sirian Aylin Kurdi u mbyt së bashku me mamanë e tij 35-vjeçare dhe vëllanë Galip.
Trupi i tij i pajetë u nxorr në breg nga batica.
Fotoja e tij me fytyrën e zhytur në rërë tronditi mbarë botën.
Përdoruesit në rrjet kanë përdorur fotomontazhet për të shprehur dhimbjen për humbjen e trevjeçarit dhe zemërim ndaj Bashkimit Europian që nuk po e menaxhon si duhet çështjen e emigrantëve.