Sejdiu anulon takimin me qytetarë

Lajme

Sejdiu anulon takimin me qytetarë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:36

Komuna e Prishtinës, vetëm pak minuta pasi që kishte lajmëruar se numri dy i këtij institucioni, Dardan Sejdiu, do të shkonte në një takim me qytetarë për të diskutuar për projektin “Bllok pas blloku”, ka njoftuar se do të anulohet.

Shkak për këtë, sipas Komunës janë bërë “disa rrethana të krijuara e që kanë ndikuar në ndryshimin e agjendës së tij”.

Komuna nuk jep më shumë detaje.

“Sot, e enjte 3 shtator, në ora 17:00, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu do të marrë pjesë në takimin me banorët e lagjes ‘Bregu i Diellit’ për të diskutuar lidhur me punëtorinë që do të mbahet nga data 11 – 14 shtator për dizajnimin e hapësirës përmes programit ‘Maincraft’. Projekti final nga kjo punëtori do të prezantohet nga ekspertët e fushës që do ta mbikëqyrin realizimin e këtij projekti”, kishte njoftuar Komuna.

Komuna e Prishtinës, planifikon që hapësirat e pashfrytëzuara dhe ato që ishin lënë në harresë institucionale ndërkohë që ishin shndërruar në strehë të keqbërësve të ndryshëm, t’i shndërrojë në hapësira që do t’i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve as vizionit që edhe ata e kanë për qytetin, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat