Historia e dhimbshme e jetës së 3-vjeçarit sirian

Lajme

Historia e dhimbshme e jetës së 3-vjeçarit sirian

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:03

Fotot e 3-vjeçarit, viktimë e detit Egje, përshkruan tërë botën duke përcjellë dhimbje. Por tragjedia e familjes Kurdi, nuk tregon vetëm krizën në Evropë të emigrantëve. Ailan Kurdi ka një histori që lidhet me ngjarjet tragjike në Lindjen e Mesme.
Ai dhe vëllai i tij 5 vjeç, Galip Kurdi, humbën jetën teksa tentuan t’i shpëtonin sulmeve të ISIS në Kobane, bashkë me nënën e tyre Rehan dhe babain Abdullah. Mjerisht edhe nëna e tyre humbi jetën, teksa përpiqeshin të mbërrinin në ishullin grek të Kosit.

Babai mbijetoi dhe raportohet se do të kthehet në Kobane, për të varrosur fëmijët dhe gruan e tij.

Po tragjedia e familjes, bën fajtor edhe një shtet tjetër, Kanadanë.

“The Telegraph” shkruan se, Kanadaja kishte refuzuar aplikimet e familjes refugjate. Tema Kurdi, një berber në Vankuver, i cili ka jetuar në këtë vend për mbi 20 vjet, deklaroi për “Ottawa Citizen” se familja kishte bërë një G5, “aplikim i refugjatëve të sponsorizuar privatisht”.

Faqja e internetit raporton se, aplikimi është refuzuar në fillim të këtij viti, në qershor, për shkak të "komplikimit në aplikimet e refugjatëve nga Turqia".

“Ky ngërç vjen pasi, OKB-ja nuk regjistron refugjatët sirianë kurdë në Turqi si refugjatë dhe shteti turk nuk u jep viza refugjatëve në dalje”, deklaroi faqja e internetit.

“Jam përpjekur që t’i ndihmoj me para. Miqtë dhe fqinjët e mi më ndihmuan me depozitat bankare, por ne nuk mund t’i nxirrnim ata dhe kjo është arsyeja pse shkuan në barkë. Unë u paguaja qiranë në Turqi, por është e tmerrshme mënyra se si ata i trajtojnë sirianët”, deklaroi Tema Kurdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat