​ATK, monitoron zbatimin e Pakos së re fiskale

Lajme

​ATK, monitoron zbatimin e Pakos së re fiskale

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:02

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se pas hyrjes në fuqi të Pakos së re fiskale dhe të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ATK ka ndërmarr të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të pakos së re fiskale.

“Stafi i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale të Shërbimit dhe Edukimit për tatimpagues është në gatishmëri të plotë për ofrimin e sqarimeve të nevojshme lidhur me ndryshimet ligjore”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Administrata Tatimore ka njoftuar në vazhdimësi tatimpaguesit për përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe do të vazhdoj mbajtjen e seminareve me tatimpagues dhe gjithë komunitetin e biznesit për informimin e tyre rreth zbatimit të ligjeve, me theks të veçantë për ndryshimet e bëra në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t'i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat