​Delawie: SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Lajme

​Delawie: SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:22

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë me prioritetet e MZHE-së.

Ministri Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë dhe atij të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë bazë e zhvillimit ekonomik, ndërsa ka shtuar se janë duke punuar për të finalizuar projektet që janë në proces të realizimit.

Kreu i MZHE-së me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fushat, duke shtuar nevojën e thellimit të bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Delawie ka rikonfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar faktin që Qeveria ka vënë në prioritet të lartë zhvillimin ekonomik, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat