Tabloidi gjerman Bild hapet me titullin “Ne Vajtojmë”

Lajme

Tabloidi gjerman Bild hapet me titullin “Ne Vajtojmë”

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:49

Tabloidi më i njohur gjerman, Bild, në ballinë të saj ka postuar foton tragjike të mbytjes së femijës sirian në brigjet e detit turk dhe me titullin “Ne Vajtojmë”. E gjithë kjo ndodh për të sensibilizuar popullin dhe politikën europiane në zgjidhjen emergjente të refugjatëve dhe mos përsëritjen e rasteve të ngjashme. Për më tëpër, Bota Sot, shkrimin e Bild ua sjell më poshtë:

-Një fëmijë sirian gjendet i mbytur në brigjet e Bodrumit(Turqi), pasi deshte të largohet nga lufta që ka kapluar vendin e tij për në Europë. Fatkeqësisht, foto të tilla janë bërë të përditshme. Kontinenti jonë i pasur, do ishte fajtor, nesë përsëri do lejonte që pranë brigjeve të tij të vdesin fëmijë. Europa ka shumë anije, shumë helikoptorë e aeroplanë, për të mënjanuar katastrofa të tilla. Kjo foto është një mesazh për të gjithë botën, për tu bashkuar njëher e mirë që asnjë fëmijë refugjat të mos viktimizohet. Në fund të fundit, cilët do ishin vlerat tona dhe kush do ishim ne, nëse do shihnim foto të tilla prapë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat