Hallakamë në ujësjellës, punëtorët kërcënojnë me hapa sindikal

Lajme

Hallakamë në ujësjellës, punëtorët kërcënojnë me hapa sindikal

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:07

Punëtorët e Kompanisë së Ujësjellësin Rajonal Prishtina shprehin shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar në këtë kompani, pas vendimit të bordit të drejtorëve për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv z. Gjelosh Vata.

Sindikata e KUR "Prishtina", dhe Kryetari i saj Rashit Mehmeti, kanë lëshuar një kumtesë për medie, pas mbledhjes së mbajtur më datën 1 shtator, ku bëjnë thirrje për stabilizim të gjendjes./BS

Kjo është kumtesa për medie nga Sindikata:

Sindikata e pavarur e kompanisë së ujësjellësit KUR “Prishtina”-Sh.A në Prishtinë shqyrtoi dhe vlerësojë situatën e kompanisë, pas vendimit të bordit të drejtorëve për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv z. Gjelosh Vata. Bordi i drejtorëve përmes një kumtese dërguar medieve ka treguar parregullsitë që po ndodhin brenda kompanisë.

Pas këtij vendimi të shkarkimit të kryeshefit z.Gjelosh Vata,pasi bordi i drejtorëve ka emëruar z. Selatin Retkoceri U.D të Kryeshefit Ekzekutiv, situata ka filluar të destabilizohet të ketë shantazhe dhe kërcënime të ndryshme. Edhe ashtu vitet e fundit, sipas kryesisë së sindikatës ,gjendja është vlerësuar jo e mirë. Sepse është krijuar një frikë te punëtorët, Udhëheqësit me ndërrimet e vendeve punës të shpeshta, pa kritere profesionale dhe pa e informuar sindikatën për edhe as një ndërrim,duke i dënuar punëtorët në të ardhura personale shumë shpesh, shkelje ligji, si kontrata kolektive neni10 ku kontratat duhet të lëshohen të përhershme e jo tre vjeçare etj.

Ekzekutivet kanë marrë paga të mëdha me ç”rast është një disbalans i madh në proporcion me të ardhurat e tjera, plus në fund të vitit kanë ndarë vetes edhe retroaktiv shuma të mëdha si “performanca” etj. Në të ardhura personale është krijuar edhe një disbalans te të gjithë punëtorët në detyrat e njëjta dhe plot pakënaqësi të tjera. Ne nuk dimë kush është fajtor për këto: bordi i drejtorëve apo kryeshefi Ekzekutiv derisa sindikatës nuk i jepet mundësia e prezencës asnjëherë konsiderojmë se është shkelje.

Z. Selatin Retkoceri U.D, Kryeshef Ekzekutiv konsiderohet si njeri stabil dhe i interesuar për ta çuar përpara kompaninë i bëjmë thirrje që ta stabilizojë dhe ta ruajë qetësinë në kompani si dhe në mënyrë të qetë të formojë komisione, t’i rishikojë këto probleme etj.

Kompania e ujësjellësit ka qenë deri vonë shembull për të mirë dhe shumë stabile, si në aspektin disiplinor të punës, marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, kolegiale në të gjitha sektorët e kompanisë, ka qenë edhe stabile në aspektin financiar falë kolektivit shumë të mirë dhe punës që bëjnë punëtorët.

Kryesia e sindikatës i bënë thirrje qeverisë të marrë hapat e duhur në mënyrën ligjore dhe mos të lejojë eskalimin e situatës. Sepse ky bord e ka emëruar dhe e ka shkarkuar Shefin Ekzekutiv, edhe herët tjera dhe punëtorët e kanë përkrahur gjithmonë shkarkimin e Ekzekutivit në të kaluarën në interes të kompanisë. Por nuk pranojmë në asnjë mënyrë të na destabilizojnë kopaninë, sepse në këtë kompani marrin paga 540 punëtorë ku të gjithë mbajnë familjet e tyre dhe furnizojnë me ujë disa Komuna të Kosovës. Njerëz të pakënaqur janë mbushur rrugët, prandaj qeveria duhet shpejt dhe drejt t’i zgjedhë mosmarrëveshjet.

Përndryshe sindikata dhe punëtorët detyrohen t’i marrin hapat e tyre sindikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat