Konjufca: Enver Hasani, njeri i pamoralshëm

Lajme

Konjufca: Enver Hasani, njeri i pamoralshëm

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:39

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, sa ishte kryetar i Kushtetueses, u tregua njeri i pamoralshëm.

Konjufca mbrëmë në emisionin Zona B në Klan Kosova, deklaroi se Gjykata Kushtetues u vu nën dirigjimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ia rezervoi pushtetin asaj.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese doli të jetë njeri pa kredibilitet moral, hiç atë profesional”, tha Konjufca duke iu referuar situatës së verës së kaluar të ngërrcit politik.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte skandaloz sepse tha: pushteti është i rezervuar – për Partinë Demokratike – nuk mjafton që ju jeni 63 deputetë, plus minoritetet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat