Në vrasjet politike mund të jen përfshirë edhe shërbimet sekrete të vendeve fqinje

Lajme

Në vrasjet politike mund të jen përfshirë edhe shërbimet sekrete të vendeve fqinje

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:28

Të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, do të jenë objekt hetimi i Gjykatës Speciale. Kështu thotë për “Bota sot”, avokati Arianit Koci, i cili thekson se Gjykata Speciale është formuar edhe për t`i hetuar vrasjet e natyrës politike.

“Mandati i Dhomave të Specializuara, apo Gjykatës Speciale, është periudha kohore prej datës 1 janar 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Prandaj, të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në këtë periudhën do të jenë objekt hetimi. Njëra prej arsyeve pse është krijuar kjo gjykatë, janë edhe vrasjet e supozuara të natyrës politike”, thotë Koci.

Megjithatë ai thekson se duhet pasur kujdes me etiketimin e individëve pa pasur prova të fuqishme.

“Vrasjet kanë ndodhur, dhe shpresojmë që kriminelet do të dënohen. Por, duhet të kemi kujdes që mos të etiketohen individ të caktuar pa prova të fuqishme. Nuk përjashtohet mundësia që disa raste, shërbimet sekrete të shteteve fqinje ti kenë kryer disa vrasje dhe pastaj t'ia mveshin shqiptarëve me qëllim të nxitjes së vëllavrasjes”, potencon avokati Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat