Tragjedia me emigrantët, Alfano: Europa bashkëfajtore, do propozojmë të drejtë azili

Lajme

Tragjedia me emigrantët, Alfano: Europa bashkëfajtore, do propozojmë të drejtë azili

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:07

Pak orë pas imazhit shokues të vogëlushit të mbytur në brigjet e Bodrumit në Turqi e të fëmijve në Çeki të identifikuar me numra të shënuar mbi trup, Minisitri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano kritikon Europën e traktatet e nënshkruara nga Bashkimi Europian si bashkëfajtorë në këto tragjedi emigrantësh.

“30-40 mijë emigrantë të mbërritur në territorin italian e të shpërndarë në nivel europian, u shpreh Alfano, janë 30-40 mijë vrima në murin e Berlinit. Italia në samitin e 14 shtatorit në Bruksel do të kërkojë një të drejtë azili europian, me një sistem riatdhesimi europian, ndryshe rajoni i Sicilisë rrezikon të shndërrohet në një qëndër të riatdhesuarish ku asnjë emigrantë nuk largohet. Italia, vazhdon ministri i brendshëm italian nuk do të pranojë një solidaritet me këste, ku i kërkohet identifikimi i emigrantëve e më pas një pritje e gjatë deri në shpërndarjen e tyre. Italia do të kërkojë një të drejtë azili europian që nuk do të thotë se emigranti do të zgjedh vendin ku dëshiron të qëndrojë, por do të jenë 28 vendet e Bashkimit Europian që do të vendosin vendin ku ky emigrant do të mbrohet.”

Gjithashtu ministri italian ka shpjeguar se qëndrat e idnetifikimi e regjistrimit të emigrantëve që aktualisht janë kaq të shumta në Itali, në një të ardhme do të jenë në vendin e nisjes së emigrantëve klandestinë, si p.sh në Libi, duke i prerë kështu përfitimet ekonomike agjensisë më makabre të udhëtimit në botë, asaj të trafikantëve të qënieve humane.

Përsa i përket regjistrimit në Ceki të emigrantëve minorenë me numra të shënuar në trup, ministri italian u shpreh “se errësira e mëndjes mund të rikthehet, po mbjellim në Europë virusin e embrionin e racizmit e ksenofobisë e duhet domosdoshmërisht një e drejtë azili europian e një e drejtë riatdhesimi europian.

Krtitika të forta ka lëshuar ministri Alfano dhe ndaj qëndrës së djathtë italiane e sidomos ndaj Lidhjes së Veriut e cila me gjithë tragjeditë e numrin e madh të viktimave në detin e Mesdheut, vazhdon të deklaroj se “Italia është e pushtuar nga emigrantët”.

“Nuk jemi të pushtuar nga emigrantët, u shpreh Alfano. E vërteta e fakteve është se jemi 60 milionë italiaë që mikpresim 94 mijë emigrantë në 800 komuna, e kush thotë se janë 500 mijë emigrantë në Itali mos të harroj se janë gjysëm milioni persona me leje qëndrimi të rregulltë e që punojnë e kontribojnë në rritjen e PBB së vendit.”

Ndërkohë komisionerja e lartë europiane për sigurië e politikë e jashtme Federika Mogherini në faqen e saj zyrtrare në Twitter ka deklaruar se “është e rëndësishme të reagojmë të bashkuar ndaj krizës së emigrantëve e kriza e emigrantëve do të jenë në qëndër të mbledhjes informale të ministrave të Jashtëm europian që do të mbahet në Luksemburg më 4-5 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat