Ymeri thotë se rrëzimi i Qeverisë ndalon “Zajednicën”

Lajme

Ymeri thotë se rrëzimi i Qeverisë ndalon “Zajednicën”

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 23:02

Visar Ymeri ka deklaruar se qeveria ose do të jap dorëheqje ose do të detyrohet të jap dorëheqje.
Ai ka thënë se “Zajednica” ose do të ndalet duke e rrëzuar qeverinë.
“E vetmja mënyrë me ndalë Zajednicën është me ndalë qeverinë. Kjo nënkupton ose dorëheqje ose detyrim të dorëheqjes dhe pastaj një process zgjedhor që do ta krijonte një qeveri të re. Ama Zajednica do të ndalet sepse është shumë e rëndësishme të ndalet Zajednica”, tha ai
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se partia e tij do të bëjë gjithçka që ta ndalojë formimin e “Zajednicës”. Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës, janë të disponimit që të protestojnë kundër “kësaj kreature politike”.
Në emisionin “Debat” të RTK’së, Ymeri ka thënë se themelimi i Asociacionit shkelë Kushtetutën e Kosovës dhe “krijon një Republikë të tretë”.
“Themelimi i Zajednicës shkelë Kushtetutën dhe karakterin bazë të shtetit të Kosovës. Asociacioni ka elemente raciste sepse thotë se do të përfaqësojë interesat e komunitetit serb”, thotë ai.
Ai ka ripërsëritur se do të donte ta kishte përballë në një debat televiziv kryeministrit Isa Mustafa.
Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër një “kreature të tillë politike”.
Mendoj se me aq sa kemi arritur të bisedojmë me qytetarët, shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë kundër një kretaure të tillë politike”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat