Azilkërkuesit , Gjermania publikon raportin për muajin gusht: Aplikuan 105 mijë shtetas për azil

Lajme

Azilkërkuesit , Gjermania publikon raportin për muajin gusht: Aplikuan 105 mijë shtetas për azil

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:21

105 mijë shtetas kanë aplikuar për azil në shtetin gjerman gjatë muajit gusht të këtij viti. Të dhënat u bënë me dije nga autoritetet gjermane.
Sipas raportit, deri në fund të 2015 Gjermania do të presë 800 mijë kërkesa për azil.
Nga janari deri në gusht, rreth 413.535 persona janë regjistruar në sistemin Easy të Gjermanisë, tha një zëdhënës i Ministrisë Sociale të Bavarisë.
Sistemi Easy përdoret për regjistrimin fillestar të emigrantëve dhe të refugjatëve që vijnë në Gjermani. Aplikimi për azil është një procedurë e veçantë.
Rreth një e treta e gjithë regjistrimeve ishin vetëm në Gusht në Bavari, tha zëdhënësi.
Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ende nuk e ka gjetur një përgjigje të përbashkët.
Mijëra njerëz nga Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë kanë vdekur duke udhëtuar nga toka dhe deti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat