Kryeministri Mustafa emëron edhe 6 zëvendësministra

Lajme

Kryeministri Mustafa emëron edhe 6 zëvendësministra

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa vendosi që të emërojë,
Mirjana Jevtiq, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,
Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Sladjan Nikolçeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Radoljub Mladenoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Biljana Popoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dhe
Nusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiq, këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat