Fisnik Ismaili: Pres arrestimin e personit që më kërcënoi, pavarësisht a është polic a jo

Lajme

Fisnik Ismaili: Pres arrestimin e personit që më kërcënoi, pavarësisht a është polic a jo

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:49

Deputeti Fisnik Ismaili, në një postim në Facebook ka shkruar se ai pret arrestimin e personit që e ka kërcënue duke ju përgjigjur policisë, e cila kishte deklarue se porsoni në fjalë nuk është polic.

Ja postimi

Policia paska deklarue nëpër media se Ramiz Hoti, personi që mu ka kërcënue, nuk ish ma polic prej vitit 2012. Kjo nuk e ndryshon faktin se ky person mu ka kërrcënue, edhe se unë, si Deputet i Kuvendit të Kosovës, po ndihem i rrezikuem, edhe se hala PO PRES ME MË KONTAKTUE POLICIA, që me ma konfirmue rastin, ose me më lajmërue se personi në fjalë është arrestue.
Prej disa informatave që mi dhanë, ky person ish njifarë mangupi në Klinë, i cili e ka lëshue Policinë shkaku i sjelljeve të tij idiote. Hobi e paska përlamjen e qenve, që në vete është thyemje e ligjit.
Përveç se po e pres padurim arrestimin e këtij personi, po pres që edhe ka me u dënue me 3 muej burg, jo ma larg se deri të hanën, kur Kombëtarja përballet me Portugalinë.
E dashtun Polici e Kosovës, E KE OBLIGIM, me e mbrojtë qytetarin, madje ME LIGJ nëse është person zyrtar, prandej KRYEJE PUNËN që të takon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat