Lufta sekrete e SHBA në Siri

Lajme

Lufta sekrete e SHBA në Siri

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:24

Ekziston një luftë e heshtur dhe e fshehur që SHBA-të po bëjnë në Siri.


Uashington Post zbulon rolin e CIA-s dhe Forcave Speciale amerikane në luftën kundër terrorizmit..


Një luftë që po zhvillohet me përdorimin e droneve për te eleminuar një numër sa më të madh të përfaqësuesve të Shtetit Islamik.


Siç raporton Uashington Post, CIA dhe Forcat Speciale amerikane kanë nisur një fushatë ushtarake sekrete për të goditur xhihadistët në Siri.


Në një ndër sulmet e fundit humbi jetën një xhihadist britanik që merrej me fushatën në rrjetet sociale të ISIS.


Ky “plan klandestin” siç e cilëson Uashington Post ka një rol shumë të rëndësishëm të CIA-s në skenarin sirian.


Edhe qendra antiterrorizëm e SHBA-ve po zhvillon një fushatë për të identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e figurave më të rëndësishme të Shtetit Islamik të cilët cilësohen si objektivët parësorë në luftën kundër terrorizmit.


Por kjo luftë sekrete e SHBA-ve e bërë nga dronët dhe inteligjenca nuk ndalet vetëm në Siri.


Siç raporton e përditshmja amerikane të tillë operacione po kryhen edhe në Pakistan, Jemen, Somali dhe në disa shtete të tjera të Afrikës Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat