Britaniku ish-ushtar i UÇK-së merr certifikatën e veteranit

Lajme

Britaniku ish-ushtar i UÇK-së merr certifikatën e veteranit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:26

Britaniku Jon Harrison, ish-pjesëtar i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, ka marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së.

Harrison është entuziazmuar për këtë fakt, dhe më pas ka shkruar në Facebook, duke falënderuar ish-bashkëluftëtarët dhe të gjithë pjestarët e tjerë të UÇK-së.

“Dhurata më e çmuar që mund ta merrja. Faleminderit UÇK, Rrustem Berisha, Anton Quni, Sami Gecaj dhe të gjithë ju ushtarët tjerë të birgadës 138 “Agim Ramadani për mbështetjen që më datë. Kam respekt për të gjithë juve”, ka shkruar Harrison në Facebook.

Harrison para pak muajsh ka marrë kërcënime me jetë nga një parti nacionaliste serbe në Angli. Ai kishte shkruar se “me sa duket do të më djegin të gjallë për krime kundër popullit serb.”

Në vitin 1999, Jon Harrison la shtëpinë e tij dhe erdhi për të luftuar në Kosovë, duke iu bashkuar brigadës 138 “Agim Bajrami.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat