“Ajo ka gjinj të mëdhenj, por e dua një Yazidi me sy të kaltër: 18-vjeçarja tregon se ishte shitur si skllave seksi (Foto)

Lajme

“Ajo ka gjinj të mëdhenj, por e dua një Yazidi me sy të kaltër: 18-vjeçarja tregon se ishte shitur si skllave seksi (Foto)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:10

Një adoleshente Yazidi (kurde) ka zbuluar detaje tmerruese të momentit kur ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, të cilët e kishin torturuar, abuzuar, lidhur me zinxhirë të nxehur në zjarr, duke e detyruar të pijë ujë nga shishja e mbushur me minj, shkruan “Daily Mail”.

18-vjeçarja Jinan, e cila arriti të arratiset nga kthetrat e grupit terrorist, gjithashtu ka zbuluar se ISIS drejton një rrjet të trafikut ndërkombëtarë të femrave që shërbejnë si sllave seksi, ku me femrat e krishtera dhe ato Yazidi bëhet tregti si me “bagëti”, transmeton lajmi.net.

Luftëtarët e ISIS e kishin rrëmbyer atë gjatë vitit të kaluar kur sulmuan fshatrat e banuar me Yazidi në pjesën veriore të Irakut, dhe e kishin burgosur në një fortesë në Mosul.
Por pas tre muajve qëndrim prapa grilave, ajo kishte arritur mrekullisht të arratiset, ndërsa tani është duke shkruar një libër në të cilin zbulon në detaje torturat që i kishin bërë.

Jinan tregon se si ekstremistët rregullisht merrnin drogë, dhe se si vajzat e bukura që shërbenin si sllave seksi, u “servoheshin” komandantëve të ISIS ose “klientëve” të pasura nga vendet e Gjirit.

Pasi ishte rrëmbyer, Jinan ishte zhvendosur në disa lokacione para se të sillej në shtab nga dy burra, ku njëri ishte ish-polic dhe tjetri imam.

“Na torturonin, mundoheshin me forcë të na konvertojnë. Dhe nëse ndokush refuzonte nga ne refuzonte ata na rrihnin… Nganjëherë nga kërcënonin se do të na torturojnë me rrymë”, ka deklaruar Jinan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat