Harta shokuese që tregon se si bota tani është më e rrezikuar se kurrë më parë

Lajme

Harta shokuese që tregon se si bota tani është më e rrezikuar se kurrë më parë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:38

Kjo hartë tronditëse tregon numrin e tmerrshëm të luftëtarëve aktual të tërbuar në gjithë globin, derisa ekspertët thonë se bota tani “është më e rrezikuar se kurrë” më parë, shkruan e përditshmja britanike Express.

Nga Shteti Islamik (ISIS) në Lindjen e Mesme tek Boko Haram në Afrikë dhe deri tek kartelët e drogës në Meksikë, thuhet se konfliktet tashmë kanë marrë më shumë se 100 mijë jetë njerëzish gjatë këtij viti.

Pothuajse në asnjë prej konflikteve që kanë ndezur globin nuk paraqesin qeveri dhe nuk janë të njohura ndërkombëtarisht, por në vend të kësaj ato përbëjnë një kërcënim në rritje të kryengritjeve dhe terrorizmit, nga i cili asnjë komb nuk është tërësisht i sigurt.

Në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriorie, zgjerimi i ISIS ka sjellë telashe të mëdha, kurse fanatikët islamikë janë përfshirë në një seri të luftërave civile.

Qeveritë në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Egjipt, Libi, Algjeri dhe Nigeri, janë vetëm disa prej tyre që tani po luftojnë kundër grupeve terroriste në vendet e tyre.

Luftërat e tmerrshme civile janë ndezur nëpër Afrikë dhe madje edhe Evropa nuk është imune nga paqëndrueshmëria botërore me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, duke provokuar një konflikt të përgjakshëm në pragun e BE-së.

Dhe tani, një agjent i CIA-s dhe ish-ekspert i lart i mbrojtjes, ka paralajmëruar se rritja e grupeve terroriste të armatosura rëndë dhe qasja e tyre në rritje në armët e avancuara dhe teknologji, do të thotë se bota është shumë më e rrezikuar se kurrë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat