Ambasada Gjermane: Qindra shqiptarë riatdhesohen gjatë kësaj jave

Lajme

Ambasada Gjermane: Qindra shqiptarë riatdhesohen gjatë kësaj jave

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:22

Ambasada Gjermane njofton se gjatë dy javëve në vijim pritet riatdhesimi i qindra shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në Gjermani. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada sot në mesditë, gjatë ditëve në vijim do të kthehen mbi 400 shqiptarë.

Në dt. 02.09, ora 14:10 – 200 persona

Në dt. 02.09, ora 14:40 – 140 persona

Në dt. 03.09, ora 14:00 – 40 persona

Në dt. 04.09, ora 15:15 – nuk është bërë i ditur numri i saktë

Në dt. 10.09, ora 16:20 –nuk bëhet i ditur numri i saktë

Autoritetet gjermane kanë përsëritur shpesh apelin se Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt origjine dhe si pasojë azilkërkuesve shqiptarë do t’u refuzohet qëndrimi atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat