Sqaron KEDS: Nuk u shit rryma, u importua

Lajme

Sqaron KEDS: Nuk u shit rryma, u importua

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:16

Pas raportimit të medieve për shitje të energjisë elektrike nga KEDS-i, e që sipas kësaj Kosova kishte mbetur në terr për javë të tëra, kjo është mohuar nga ky furnizues, i cili ka sqaruar gjendjen e energjisë në vend.

Guri Shkodra, zyrtar për informim nga KEDS, ka thënë për Indeksonline se pas devijimit të paplanifikuar, KEDS ka nisur menjëherë me importimin e energjisë elektrike.

“Pas informimit nga operatori i prodhimit (KEK) per devijimin e paplanifikuar nga planet paraprake, ne menjehere kemi kompenzuar kontraten e eksportimit duke importuar energji shtese per ato ore te hershme te mengjesit kur eksporti ishte planifikuar kohe me pare bazuar ne planet e derguara paraprakisht nga KEK, si dhe per shkak te pamundesise se anulimit te kontratave te nenshkruara shume me pare bazuar ne keto plane. Perveq kesaj sasie, ne kemi importuar gjithe energjine qe kemi gjetur ne treg”, ka sqaruar Shkodra.

Ai ka thënë se pasi kanë importuar energjinë elektrike që e kanë gjetur në treg, nga 4.8 GWh sa ishte importi i ditës, kishte shkuar me plus 0.6 GWh për t`u anuluar më pas për shkak të rregullave ndërkombëtare të tregtimit.

“Per daten 31 Gusht, bazuar ne nominimet dhe planifikimet paraprake te derguara nga te gjithe operatoret, ne duhej te blenim 12 GWh energji elektrike vendore nga KEK. Vlerat e importit duhej te ishin 1.8 GWh gjate dites dhe eksporti duhej te ishte 0.6 GWh gjate tepricave te nates. Ne realitet, prodhimi vendor ishte 7 GWh, importi gjate dites ishte 4.8 GWh plus 0.6 GWh me shume import per te mbuluar eksportin e pamundshem per t’u anuluar per shkak te rregullave nderkombetare te tregtimit”, ka thënë më tej Shkodra.

Ndryshe, Kosovës i është kthyer furnizimi me energji elektrike pas futjes në funksion të “Bllokut B1”, i cili kishte rënë nga sistemi në muajin korrik, duke vazhduar me furnizim vetëm nga “Blloku B”, që nuk mjaftonte dhe i linte pa energji për orë të tëra shumë komuna të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat