Kompania e zv/kryeministrit çek i quan emigrantët pula (Video)

Lajme

Kompania e zv/kryeministrit çek i quan emigrantët pula (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:32

Kompania sllovake, e cila merret me përpunimin e mishit të pulës ‘Hyza’, publikon një reklamë kundër emigrantëve, video e cila vazhdon të shfaqet në televizionet e shtetit.

Kompania ndodhet në pronësi të Andrej Babis, zv. kryeministër dhe sekretar i Financave në Çeki. Kompania ‘Hyza’ u kthye në qendër të vëmendjes për publikun, pasi një javë më parë në kamionët e saj u gjetën 71 refugjatë të vdekur në Austri.

Në këtë reklamë një familje e lumtur sllovake bëhen gati për të ngrënë një pulë të lumtur sllovake, pastaj ata paralajmërohen nga një lajm në televizion për ‘pushtimin nga emigrantët’. “Këto janë pula të huaja dhe jo të shenjta”, duke ljamëruar konsumatorët për pulat e importuara nga vendet e huaja.

Andrej Babis ka në pronësi një pjesë të madhe të industrisë së ushqimit çeko-sllovak. Bizneset e tij private pranojnë kontrata nga Ministria e Financave, të cilën ai e kontrollon.

Javën e kaluar, Babis kërkoi që zona Shengen të mbyllet dhe trupat e NATO-s duhet të dërgohen për t’u përballur me krizën e emigrantëve.

Reklama e kompanisë së pulave:

Zëri i mashkullit: Lajmi i fundit!

Zyrtarët e emigracionit kanë zbuluar disa emigrantë ilegalë. Ata kishin dorëzuar dokumente false, të cilat nuk tregonin vendin e origjinës. Një sasi e madhe e substancave të panjohura, janë gjetur në automjetin e tyre. Emigrantët janë arrestuar, janë marrë në pyetje dhe pastaj janë burgosur. Ata janë etiketuar: Të Dëbuar: Kujdes nga mbeturinat!

Zëri i femrës: Sllovaki, kënaqeni veten tuaj dhe të afërmit tuaj në mënyrë autentike me pulat “Hyza”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat