Spitali i Gjakovës “diagnostikon” CT-në

Lajme

Spitali i Gjakovës “diagnostikon” CT-në

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:25

Prishja e para tre muajsh e tomografisë së kompjuterizuar (CT) në Spitalin e Gjakovës është përcjellë me dyshime të menaxhmentit se servisuesi i kësaj aparature, kompania “Medica” ka dashur ta lajthisë spitalin, për ta paraqitur një defekt shumë më të madh se në realitet ka ndodhur.
Kështu, duke provuar t’i shesë një gyp mjaft të shtrenjtë, si pjesë përcjellëse e CT-së që nuk hyn në servisim, kompania për tre muaj, sipas dyshimeve të spitalit, nuk e ka servisuar pajisjen.

Megjithatë, dilemat se a ka dashur apo jo të mashtrojë kjo kompani mbetet të vërtetohet nga një grup i ekspertëve, të cilët kanë ardhur në Gjakovë për të bërë një analizë objektive të aparaturës CT. /zëri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat