Edhe sot vapë, por me mundësi për riga lokale shiu

Lajme

Edhe sot vapë, por me mundësi për riga lokale shiu

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:36

Një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore ka filluar të depërtojë mbi Europën perëndimore, ndërsa në jug prej frontit të ftohtë të kësaj turbullire, mbi Mesdhe, kanë filluar të formohen zona me presion të ulët, të cilat gjatë ditëve në vijim do të zhvendosen edhe mbi rajonin tonë.

Vapa afrikane do të vazhdojë të mbajë temperaturat e larta mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së sotme, por me afrimin e zonave me presion të ulët mbi rajon, gjatë pasdites dhe në mbrëmje, vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Të enjten dhe të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, e gjatë fundjavës priten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale edhe nesër pritet të ngriten në 34C deri 35C. Nga dita e enjte temperaturat pritet gradualisht të zbresin në 32C dhe 30C, e në fund të javës ditën e diel temperaturat do të zbresin edhe nën 30C. Temperaturat minimale do të sillen nga 14C deri 18C, ndërsa era do të fryejë kryesisht nga jugperëndimi-perëndimi 2-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat