Fillojnë Ditët përkujtimore të SHHBK “Nëna Terezë”

Lajme

Fillojnë Ditët përkujtimore të SHHBK “Nëna Terezë”

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:15

Fillojnë sot Ditët përkujtimore të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” me një ekspozitë të titulluar “SHHBK Nëna Terezë 25 vite në shërbim të popullatës”, që do të hapet në orën 19:00 në Katedralen e Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Shoqatës, nesër, më 3 shtator, do të mbahet Simpozium Shkencor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim në orën 11:00.

Të premten, më 4 shtator, në ora 19:00 do të organizohet ndezja e qirinjve te shtatorja “Nëna Terezë” në Sheshin e kryeqendrës që mban emrin e humanistes shqiptare. Pas kësaj, të njëjtën ditë, do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët në Radiotelevizionin e Kosovës.

Për datën 10 dhjetor të këtij viti është planifikuar një Akademi Solemne dhe shfaqja e filmi dokumentar kushtuar 25-vjetorit të SHHBK Nëna Terezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat