Arabia Saudite lejon gratë të votojnë dhe zgjidhen si kryetare

Lajme

Arabia Saudite lejon gratë të votojnë dhe zgjidhen si kryetare

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 01:44

Vendi i cili zotëron dy vendet e shenjta të muslimanëve, Mekën e Medinën, për herë të parë në historinë e saj 200 vjeçare, do lejojë votimin e grave dhe kandidimin e tyre në garat komunale të 12 Dhjetorit.
Dekreti i nënshkruar nga monarku i mëparshëm Abdullah, nuk është kundërshtuar nga mbreti Salman, duke u vlerësuar nga organizatat për të drejtat grave. Edhe organizata e njohur për barazinë gjinore, Gender Gap Index , ka vlerësuar Arabinë Saudite me vendin e 130 për respektimin e grave, kundrejt 142 që mbante para pak kohësh.

Mbreti Salman, me ligjin e ri, do mund të zgjedhë vetë një të tretën e kryetareve të ri, për dallim që ishte 50%, ndërsa në komunat tjera do ketë zgjedhje demokratike. Sipas Arab News, deri më tani në zgjedhje janë paraqitur 7o kandidate femra dhe 5000 burra./ Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat