Gorani: Asociacioni tregon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve

Lajme

Gorani: Asociacioni tregon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:31

Analisti, Dukagjin Gorani thotë se Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës, është një fakt që dëshmon se Kosova nuk është vetëm shtet i shqiptarëve.
Ai shtoi se këtë fakt e kemi ditur shumë kohë më parë, por politikanët kanë thënë ndryshe.
Gorani ka thënë se politikanët, që prej pasluftës, kanë marrë vota me idenë se Kosova është shtet vetëm i shqiptarëve, por ky iluzion, siç shprehet ai “tash po na bie mbi kokë”.
“Jo vetëm Asociacioni e as Gjykata speciale nuk e kontestojnë shtetësinë e Kosovës. Meqenëse themelimi i ASK dhe themelimi i tij vetëm sa e dëshmon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve por krejt kjo skenë politike i ka marrë votat që prej pas luftës se Kosova është vetëm shtet i shqiptarëve, se Kosova ekskluzivisht do të ndërohet prej shqiptarëve. Kjo nuk ka qenë ideja e themelimit të Kosovës, nga ata që vet e kanë themeluar, pra ndërkombëtarët. Ata kurrë nuk e kanë parë Kosovën si shtet vetëm të shqiptarëve. E sot neve po na binë kresë iluzionet që janë ndërtu mbi një instruksion pa ndihmën tanë, po si një kompromis ndëkrombëtar”, ka thënë Gorani në emisionin Click.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat