Sa banorë dhe sa komuna i përfshinë ‘Zajednica’?

Lajme

Sa banorë dhe sa komuna i përfshinë ‘Zajednica’?

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:08

Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda territorit të Kosovës, përveç që ka ngjallur polemika të mëdha në mes të partive politike, më këtë marrëveshje kanë ardhur edhe një varg paqartësish, rreth asaj se cilat janë rreziqet që i vijnë Kosovës nga ky Asociacion.

Komuna që do të jenë në kuadër të “Zajednicës”, ndër tjerash pritet të jenë: Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Graçanica, Parteshi, Zveçani, Shtërpca, Novobërda, Zubin Potoku e Ranillugu.

Sipas të dhënave të ofruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2014, numri i banorëve nëpër komunat të cilat do të jenë në kuadër të “Zajednicës”, është kësisoji: Mitrovica Veriore – 12,173 banorë, Leposaviqi – 13,515 banorë, Graçanica – 11,720 banorë, Parteshi – 1738 sosh, Zveçani – 7431 banorë, Shtërpca – 6906 banorë, Novobërda – 6,953 banorë, Zubin Potoku – 6,537 banorë, Ranillugu – 3,835 banorë, si dhe Kllokoti me 2,709 banorë.

Ndryshe, javën e kaluar janë arritur disa marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit, më ndërmjetësimin e Brukselit, ku njëra ndër to, e cilësuar si “thembra” e Akilit, është ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Derisa Prishtina e ka quajtur si fitore këto marrëveshje të njëjtën gjë e ka bërë pak a shumë edhe Beogradi zyrtar. Por partitë opozite si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kanë cilësuar Asociacionin si humbje të sovranitetit të Kosovës, respektivisht Serbisë.
Më e fuqishme në këtë drejtim ka qenë Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila Asociacionit i ka vënë një emër të veçantë, duke e quajtur si “Zajednicë”, por edhe pretendon se ky Asociacion është një “shtet brenda shtetit”, dhe përmes këtij mekanizmi Kosova po e humb rreth 30 për qind të territorit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat