Nënkryetari i parë i LVV-së: As LDK e as Lutfi Haziri nuk mund të flasin për demokraci

Lajme

Nënkryetari i parë i LVV-së: As LDK e as Lutfi Haziri nuk mund të flasin për demokraci

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 21:19

Nënkryetari i parë i LVV-së, Driton Çaushi ka lëshuar një postim në Facebook, ku i drejtohet LDK-së dhe veçanërisht Lutfi Hazirit se nuk mund të flasin për demokracinë dhe rrugën institucionale.
Ky është postimi i plotë i Çaushit:
“Nuk mundet të flasë LDK-ja dhe asnjë udhëheqës i saj, e veçanërisht jo Lutfi Haziri, për demokraci dhe rrugë institucionale.
- Rruga institucionale është të sjellë marrëveshjen për “Zajednicën” në Kuvend;
- Rruga institucionale është kur kryeministri i merr seriozisht kritikat e nuk e fyen rëndë dhe nuk ushtron represion ndaj çdo kundërshtari;
- Rruga institucionale është kur Qeveria jep përgjegjësi para qytetarëve e nuk qet barrikada para tyre;
- Rruga institucionale është kur nuk i jepen paratë e buxhetit familjarëve të kryeministrit...
Por meqë Qeveria e ka braktisur vullnetin dhe interesin e qytetarëve, i ka uzurpuar institucionet qeveritare kurse kuvendin e ka lënë anash, zgjidhje tjetër përveç rrugës nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat