Media gjermane: Bota në prag të një lufte midis NATO-s dhe Rusisë

Lajme

Media gjermane: Bota në prag të një lufte midis NATO-s dhe Rusisë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:45

Të hënën NATO-ja do ta lansojë manovrën ushtarake “Sea Breeze” në Detin e Zi. Rreth 2,500 pjesëtarë të NATO-s nga 10 vende anëtare të NATO-s, përfshi edhe Ukrainën, do të marrin pjesë në stërvitjet e sivjetme, që do të jenë stërvitjet më të mëdha në histori, shkruan e përditshmja gjermane DWN.
Një studim i kryer së fundmi nga insitituti kërkimor ELN ka paralajmëruar se zgjerimi aktual i NATO-s dhe stërvitjet e ushtrisë ruse paraqesin rrezik të madh për shpërthimin e një lufte në Evropë, transmeton Indeksonline.
Stërvitjet e fundit ushtarake, që do të zhvillohen në Odessa dhe Nikolayev të Ukrainës, duke filluar nga e hënja në Detin e Zi japin, indikacione të qarta të një periudhe parapërgaditore për një konfrontim të drejtpërdrejtë.
“Rusia po përgaditet për një konflikt me NATO-n, dhe NATO-ja po përgaditet për një konfrontim të mundshëm me Rusinë”, thuhet në publikimin e këtij instituti.
Manovrat detare multinacionale “Sea Breeze” që janë dizajnuar të shërbejnë si operacione stërvitjeje për sigurinë multinacionale në lidhje me krizat e sigurisë në regjion, do të zgjasin deri më 12 shtator, raporton agjencia e lajmeve ukrainase “Ukrinform.”
Rreth 1,000 pjesëtarë pritet të marrin pjesë nga vende që nuk janë anëtare të NATO-s, siç është Ukraina, ndërsa 1,000 të tjerë do të jenë nga SHBA-ja.
500 pjesëtarët tjerë do të jenë nga 9 vende të tjera aleate, përfshi Gjermaninë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë, Suedinë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vendet pjesëmarrëse gjatë këtij operacioni stërvitës do të zbarkojnë 20 luftëanije, 5 nëndetëse, 20 avionë dhe helikopterë, si dhe një numër të konsiderueshëm të varkave të vogla dhe automjeteve ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat