Klasa e parë me katërnjakë (Video)

Lajme

Klasa e parë me katërnjakë (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:27

Sot nisi viti i ri shkollor në territorin e Kosovës. Mijëra fëmijë për herë të parë sot u ulën në bankat e shkollës.

Këtë vit shkollor për herë të parë në banka shkollore po ulen edhe katërnjakët e familjes Zogiani nga Prishtina.

Kështu të bashkuar, Hajredini me tri motrat po bëhen gati që ta nisin edhe shkollimin. Janina, Hiflobina e Kastida i marrin çantat që iu blenë për klasën e parë.

Për ta kjo ditë është shumë e gëzuar.

Nga banesa fëmijët se bashku me nënën dhe hallën nisen për në shkollë.

Me vete kanë marrë edhe dhuratat për mësuesen.

Emocionet janë të mëdha edhe për nënën e cila katërnjakët i lindi pas 17 vitesh martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat