​Bastisen pesë shtëpi në Has pas vëllavrasjës në dasmë

Lajme

​Bastisen pesë shtëpi në Has pas vëllavrasjës në dasmë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:11

Pesë shtëpi janë bastisur në fshatin Krajk të Hasit. Policia njofton se bastisja e tyre është bërë pas vëllavrasjes që ndodhi në familjen Likaj.
“Me urdhër të prokurorit janë bastisur pesë shtëpi ku është gjetur një pistoletë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit janë arrestuar tetë persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në rast dhe të njëjtëve i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.

Në fshatin Krajk të Hasit, dje ka ndodhur një incident i tragjik.

Gjatë një ahengu familjar janë konfliktuar dy vëllezër, ku ka pas të shtëna armësh. Për pasoj ka humbur jetën K. L., si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, dhe dy vëllezër të tjerë të së njëjtës familje.

Incidenti tragjik ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit./prizrenpress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat