Vetëvendosje ia rrëzon ‘barrikadën’ Qeverisë (Foto/ Video)

Lajme

Vetëvendosje ia rrëzon ‘barrikadën’ Qeverisë (Foto/ Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:42

Barrikadat të cilat janë vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kanë bërë që aktivistët e Vetëvendosjes të tensionohen. Për këtë arsye ata sot hoqën këto barrikada me dhunë. Sipas tyre, demokracia nuk lejon që qeveria të ndahet nga populli.

Barrikadat e vendosura para Qeverisë kanë qenë vazhdimësi e disa veprimeve jo të mira të kryeministrit Mustafa, i cili ditë më parë i dha tenderë fëmijëve të tij.

Me këtë rast aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, tha se kjo çka kryeministri ka bërë, u ngjan sistemeve të kaluara autoritare dhe jo shteteve demokratike. Sipas tij, kryeministri nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë së tij.

Ahmeti: Kosova ngjan me sistemet e kaluara autoritare

“Siç e kemi parë, kryeministri Isa Mustafa, tash ka filluar të vendosë barrikada të cilat e ndajnë pushtetin prej qytetarit. Demokracia e vërtetë nuk lejon që qeveria të ndahet prej popullit. Kjo ngjarje i ngjan vetëm sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë. Politikanët në pushtet duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. E nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk duhet t’i ikin përgjegjësive duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli. Ata që marrin vendime për qytetarët, nuk kanë të drejtë të rrethohen prej qytetarëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se Mustafa me “Zajednicën” po e defunksionalizon Kosovën.

Ahmeti: Mustafa po e defunksionalizon Kosovën me “Zajednicën”

“Isa Mustafa në njërën anë po e ndan dhe defunksionalizon Kosovën përmes “Zajednicës” dhe po u jep tendere e shpërblime djemve të tij dhe në anën tjetër po izolohet brenda kësaj ndërtese për t’i ikur përgjegjësisë së tij. Pushteti nuk mbrohet me dhunë. Dhuna e pushtetit nuk është zgjidhje. Persekutimet ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, kërcëni met dhe gjuha e ulët e kryeministrit ndaj kujtdo që po e kundërshton janë tensionim i situatës”, shtoi Ahmeti.

Sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, themelimi i “Zajednicës” në Kosovë është tërësisht e papranueshme dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje kryeministri Mustafa duhet të japë dorëheqje.

RRËZOHEN GRILAT E VENDOSURA DJE NGA QEVERIARRËZOHEN GRILAT E VENDOSURA DJE NGA QEVERIASiç e kemi parë, Kryeministri Isa Mustafa, tash ka filluar të vendosë barrikada të cilat e ndajnë pushtetin nga qytetarët. Demokracia e vërtetë, nuk e lejon që qeveria të ndahet nga populli. Kjo ndarje i ngjan vetëm sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë. Politikanët në pushtet, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. E nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli. Ata që marrin vendime për ne qytetarët, nuk kanë të drejtë të ikin dhe të rrethohen nga qytetarët. Isa Mustafa, në njërën anë po e ndan dhe defunksionalizon Kosovën përmes “Zajednicës” si dhe po e përdor buxhetin e shtetit për t’i shpërblyer djemtë e vet, e në anën tjetër, po izolohet brenda kësaj ndërtese për t’i ikur përgjegjësisë për veprimet e veta. Pushteti nuk mbrohet me dhunë. Dhuna e pushtetit nuk është zgjidhje.Persekutimet ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, kërcënimet dhe gjuha e ulët e kryeministrit ndaj kujtdo që e kundërshton, janë tensionim i situtatës. Siç e kemi thënë edhe më herët, themelimi i “Zajednicës” në Kosovë është tërësisht i papranueshëm dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje të dëmshme, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje. Për këtë arsye, ne sot kemi dalë që në mënyrë simbolike ta shprehim papajtueshmërinë tonë me ndarjen e pushtetit prej qytetarëve. Lëvizja VETËVENDOSJE!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, September 1, 2015







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat