Tetë gjyqtarë filluan punën në Gjykatë të Apelit

Lajme

Tetë gjyqtarë filluan punën në Gjykatë të Apelit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:52

Tetë gjyqtarë të rinj, të cilët ditë me parë u dekretuan nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot kanë filluar punën në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarët në fjalë, janë dëshmuar për sukses dhe profesionalizëm, në gjykatat themelore ku kanë shërbyer deri me tani.

Pesë prej tyre, Mahir Tutuli, Hava Haliti, AlbertZogaj, Nehat Idrizi dhe Rafet Haxha, vinë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa tre të tjerët, Qerim Ademaj nga Gjykata Themelore Pejë, Fejzullah Rexhepi - Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe Isa Shala - Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Me angazhimin e tyre, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, arrin në 38. Në bazë te planit të punës, pritet që kjo gjykatë, tash e tutje, të kryej për çdo muaj, mbi 200 lëndë me shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat