Anija luftarake e së ardhmes, “HMS Hi-tech” (Foto)

Lajme

Anija luftarake e së ardhmes, “HMS Hi-tech” (Foto)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:34

Pas 35 vitesh anijet luftarake britanike do të duken si ato në filmat “Star Wars”, gjigante dhe shumë të bukura. Avionët po zëvendësohen nga dronët e pilotuar automatikisht nëpër ekrane kompjuterash, ndërsa Marina Mbretërore po studion mënyrën se si teknologjia do të ndryshojë flotën detare.

Ndërkohë, përgjigjja mund të jetë, “përbindësha” të mëdhenj detarë që kontrollohen me telekomandë dhe me shpejtësi, aq sa të jenë të vështira për t’u parë.

‘Dreadnought 2050’ që shihet në foto është koncepti i anijes që mund të kontrollohet nga vetëm 5 marinarë nga ekrane komjuterash.

Një grup i kompanive të sistemeve elektronike britanike që po punojnë për sektorin e mbrojtjes detare, ishin të parët që zbuluan imazhet e këtyre anijeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat