Djuric: Shqiptarët e Serbisë status sikur të serbëve të Kosovës. Kjo është qesharake

Lajme

Djuric: Shqiptarët e Serbisë status sikur të serbëve të Kosovës. Kjo është qesharake

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:15

​Idetë e disa politikanëve shqiptarë për, siç thotë Marko Gjuriq, njëfarë reciprocitetit në raport me AKS-në duken qesharake dhe jo serioze, thekson drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe shton se ato nuk janë të bazuara në ligje dhe në realitet.

“Nga disa politikanë lokalë në Serbi, në jugun saj, politikanë shqiptarë, edhe sot dëgjojmë dëshirën për njëfarë reciprociteti në raport me AKS-në. Vetëm mund të them se i kemi dëgjuar ato ide dhe ngjajnë nga pak qesharake dhe joserioze marrë para sysh se nuk bazohen në ligje dhe në realitetin politik, sepse shqiptarë shumicën e qartë e bëjnë vetëm në një komunë e gjysmë në jug të Serbisë”, ka thënë GJuriq.

Ai ka vlerësuar se idetë nuk janë krejtësisht të përgjegjshme ndaj vetë shqiptarëve në jug të Serbisë të cilët, sipas tij, duhet të jenë më shumë ura bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve e serbëve e jo, si ë ka theksuar ai , instrument destabilizimi ose “kush e di kush se çfarë tjetër mbështillet në kokë të atyre që nuk e kuptojnë se sa i rëndësishëm është normalizimi edhe për serbë e edhe për shqiptarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat