Ja si u shërbehet të sëmurëve ushqimi në QKUK (Video)

Lajme

Ja si u shërbehet të sëmurëve ushqimi në QKUK (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:37

Një video që po qarkullon në Facebook, e incizuar më 31 gusht tregon se si një njërën nga repartet e QKUK-së shërbehet ushqimi.

Në video shihet si shërbehet ushqimi pa dorëza, pa lugë, por me duar. Për më tepër, me duart që preket palloma e përdorur, pa larë ato vazhdon të servohet ushqimi për njerëzit e sëmurë.

Ky xhirim është bërë sot me datë 31.08.15,live në njërin nga repartet e QKUK-së në Prishtinë...ku shihet qartë se si shërbyesja e ushqimit servon ushqimin pa lugë,pa dorêza,me duar që sapo hedh pallomën e përdorurë..!!! Përderisa kompanija fituese e njē Tenderi me qindra mijë Euro(po suppozoj)nuk e ka pajisur me lugë apo mashë që mund t'blihet me 0,50-1.00 €,apo e ka pajisur por nuk përdoren....t'paktën le t'i mbikqyrë dikush,ngase aty ushqehen njerëzit,madje të sëmur...!!!! P.S. Mos t'ma merr për të keq askush e as kompanija në fjalë(që as që e di cila është),ngase nuk kam qëllim të keq as kurrfar plani me dëmtu apo me fitu une tenderin,por qëllimi im është,që t'a ngrisim ndjesinë e njerëzve për të reaguar ndaj së keqes,që po n'a han si "kancer"...këtë shoqëri tonë,tē përgjumur....!!!!

Posted by Xhemail Selaci on Monday, 31 August 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat