Reagon Lumir Abdigjiku: Edi Rama nuk ka autorizim të flas e të fal për Kosovën

Lajme

Reagon Lumir Abdigjiku: Edi Rama nuk ka autorizim të flas e të fal për Kosovën

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:23

Publicisti Lumir Abdigjiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, për pajtimin e Kosovës me Serbinë.

Sipas Abdigjikut, Edi Rama, nuk ka as autorizim, as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën.

Ky është postimi i Abdigjikut në Facebook:

As Edi Rama e as Shqipëria nuk kanë të drejtë të flasin për pajtueshmëri serbo-shqiptare duke injoruar mendimin e pëlqimin - dhe rrjedhimisht ekzistencën - e shqiptarëve të Kosovës; të shkelurit e vetëm këndej. Kë me kënd po pajtojnë ata?

Rama nuk ka as autorizim, as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën; as për të ardhmen, as për të tashmen e edhe më pak për të shkuarën shqiptaro-serbe në Kosovë. Kosova është Republikë, shtet në vete. Ka të zot të vet, popullin e vet, dhe nëse ka për të falë e pajtuar diçka, mund ta bëjë vet. As edhe gjë prej gjëje me çka pajtohet Rama e Vuçiq nuk ka rëndësi këndej - hiç.

Përndryshe, shtrimi i çështjes së Kosovës si problem në mes të Tiranës e Beogradit është tezë e promovuar nga Serbia ka herë; formë e mohimit të Republikës. Fatkeqësisht, për shkak të tolerancës tonë, ajo veçse ka marrë hov mirë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat