Komunat serbe nisin ndarjet kadastrale

Lajme

Komunat serbe nisin ndarjet kadastrale

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:52

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka thënë se pas marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe nuk do të ketë më ndarje të mjediseve në veri e jug, sikurse deri më tani dhe se për herë të parë serbët e Kosovës do të jenë të bashkuar.
Ai tha se BKS do të vendosë vetë për interesat vitale në mjediset serbe.

Ndryshe, siç shkruan “Zëri”, deri më 10 tetor, dy komunat e Mitrovicës do ta zgjidhin çështjen e linjave administrative kadastrale në zonën e Suhadollit dhe në lagjen ‘Kroi i Vitakut”, sipas planeve zhvillimore të komunave, hartat e zonave kadastrale dhe planet rregulluese të detajuara të ministrive relevante dhe të komunave Mitrovicë e jugut dhe Mitrovicë e veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat